Dedaj pyetet nga mbrojtja e Thaçit për Mehmet Hajrizin, Gani Krasniqin, Gani Kocin dhe Veton Surroin

“Nuk e di datën, por e di se disa struktura disa individë janë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Dedaj në pyetjen për Mehmet Hajrizin

Gjergj Dedaj

Pas përfundimit të pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuara, kundërpyetjet për dëshmitarin Gjergj Dedaj i ka filluar mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Luka Misetic.

Me fillim avokati Misetic pyeti Gjergj Dedajn për disa persona siç është Mehmet Hajrizi.

“Nuk e di datën, por e di se disa struktura disa individë janë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Dedaj në pyetjen për Mehmet Hajrizin.

Dedaj u pyet edhe për persona si Gani Krasniqi, Gani Koci dhe Veton Surroin.

“Ka pasur individë që janë larguar nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Edhe ai (Gani Krasniqi) si duket është larguar nga strukturat e LDK-së. E kam thanë dhe jam i bindur se (Gani Koci)  ka dalë nga strukturat e LDK-së dhe domethënë ka kaluar në UÇK. (Veton Surroi) nuk ka qenë anëtar i LDK-së, ai ka pasur një lëvizje ku i di edhe ka qenë më shumë i shoqërisë civile”, tha Dedaj, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Brenda strukturave të LDK-së, Dedaj tha se ka pasur përçarje edhe para daljes së UÇK-së në skenë.

“Ka pasur përparje se një pjesë e individëve mendonte se nuk mund të zgjidhet çështja e Kosovës vetëm me konferenca shtypi, domethënë vetëm me paraqitje politike publike, por duhet pasur një organizim aktiv dhe me daljen në skenë të UÇK-së në nëntor të vitit ’97, situata ka ndryshuar shumë në terren”, tha Dedaj.

Ndryshe, avokati Misetic tha se marrja në pyetje e këtij dëshmitari nga ana e tij do të zgjasë edhe gjatë paradites së nesërme.

Lexo edhe : Dedajt nuk i pëlqejnë pyetjet e ZPS-së: Më me dëshirë mbaj burgim të përjetshëm, ose të pushkatohem

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika