Deklaratat e Bislimit se “duhet të jemi gati për luftë”, Hoxhaj: E shpalli veten negociator të dështuar

Ish ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar krye-negociatorit, Besnik Bislimi i cili ka thënë se “duhet të jemi gati për luftë”. Hoxhaj ka thënë se “Kur negociatori dështon, ai flet për luftën"

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit të Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimit, se “duhet të jemi gati për luftë”, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur tej mase “kritik” ndaj kësaj deklarate.

“Shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta, duke treguar më shumë profilin personal të aventurierëve politikë që drejtojnë sot Kosovën, mungesën e dijes në komunikim ndërkombëtar dhe arrogancën si mënyrë për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike,” shkruan Hoxhaj.

E zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi e ka quajtur “politikan të padijshëm”.

“Nisur nga dëshira për të treguar se po bënë diçka, i pavetëdijshëm për përgjegjësinë dhe i humbur në kohë e hapësirë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun, kur deklaroi në mediumin ukrainas se “duhet të jemi gati për luftë”.

Sipas Bislimit “Kur negociatori dështon, ai flet për luftën.”

“Me këtë lloj deklarate Besnik Bislimi e ka shpallë veten negociator të dështuar,” shkruan Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika