Deliu i reagon Haxhiut: I ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për deklaratat rreth qëndrimeve të subjekteve opozitare në lidhje me situatën në veri. Deliu-Kodra ka thënë se "një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “qëndrimet e subjekteve opozitare pas ngjarjeve të së shtunës në veri të Mitrovicës janë për keqardhje dhe njëherit, të turpshme”.

Përmes një postimi, Deliu Kodra e ka konsideruar si “paturpësi e skajshme nga ministrja e Drejtësisë dhe pushteti në përgjithësi, sa i përket kualifikimit të opzoitës si bashkëpunëtore e Serbisë dhe ushqyese e apetiteve të Vuçiqit”.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se “një diskurs i tillë përçarës është i patolerueshëm”.

“Opozitën e përbëjnë subjekte të cilat kanë qenë bartëse të rezistencës politike e të armatosur, realizuese të pavarësisë e shtetndërtimit”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Deputetja Deliu-Kodra ka vlerësuar se “i ka ra boja kamuflazhit me të cilin keni fshehur paaftësinë qeverisëse dhe qyqarllëkun në vendimarrje!”.

Haxhiu për opozitën: Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika