Deliu-Kodra për anulimin e seancës në Kuvend: Kjo qasje e shumicës parlamentare është e papranueshme

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur “të papranueshme” anulimin e seancës së Kuvendit të mërkurën në mungesë të kuorumit.

Deliu-Kodra ka thënë se është papërgjegjësi e shumicës parlamentare që po e stagnon punën e legjislativit.

“Kjo qasje e shumicës parlamentare është e papranueshme, është papërgjegjësi e kësaj shumice që po stagnon punën e legjislativit. Aq më tepër kur në radhë për trajtim janë pika të mbetura që nga sesioni vjeshtor, zgjedhje bordesh të institucioneve të pavaruara e shumë raporte të këtyre institucioneve”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Për anulim të seancës ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosseriozitet.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se ka pika në rendin e ditës që presin për muaj me radhë, përfshirë zgjedhjen e udhëheqësve dhe bordeve të institucioneve të pavarura.

“Sot u anulua seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit. Kjo sjellje e mazhorancës është joserioze. Shumë institucione të pavarura dhe agjenci qeveritare kanë mbetur pa drejtues për shkak të insistimit të Kryeministrit për të futur duart gjithkund në shërbimin publik”, shkroi ai.

Ai ka theksuar se aty ku nuk po ka mundësi, po tenton t’i ndërrojë ligjet, “siç e provoi me Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për Këshillin e Pavarur të Shërbimit Civil”.

Ndryshe, seanca e së mërkurës e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mungesë të kuorumit, seanca e Kuvendit shtyhet për të enjten

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika