Demaku: Është përgjegjësi e deputetëve të procedohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit dhe procedimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara janë përgjegjësi e të gjithë deputetëve, duke kritikuar njëkohësisht mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen këto çështje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Demaku, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se zgjedhja e presidentit nuk duhet të kushtëzohet, ndërsa ka kërkuar që deputetët të angazhohen edhe për miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara.

Sipas tij, prioritet duhet të jetë procedimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa zgjedhja e presidentit nuk duhet të përdoret si kusht për këtë çështje.

“Është përgjegjësi e gjithë deputetëve që të angazhohen për këtë çështje – eksponentët e VV-së e kanë bërë publike duke na kushtëzuar neve që votona Presidentin, e kam thënë edhe njëherë tjetër Presidenti është çështje e përgjithshme, na takon të gjithëve që të japim kontributin tonë e natyrisht edhe çështjen e ligjit ju takon të gjithëve që të marrin përgjegjësinë pasi është kërkesë e qytetarëve dhe përgjegjësi e jona të mbrojmë luftën e drejtë të UÇK-së. Në radhë të parë është e rëndësishme të kaloj ligji, nuk duhet të kushtëzohet pasi Kosovës i duhet një president që i përfaqëson interesat e qytetarëve dhe mbron kushtetutshmërinë e vendit dhe nuk na duhet një President që është lodër e Kryeministrit. Të jemi të qartë mënyra se si po procedohen gjërat dhe si po keqpërdoret numri i votave nga VV-ja po na dërgon drejtë një autokracie pasi po don gjithçka dhe çdo institucion në dorën e vetë”, u shpreh Demaku.

Demaku ka kërkuar që të mos ketë vonesa në procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka deklaruar se beson se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, pashmangshëm do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika