Deputetë austriakë në Kuvend, takohen me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, të martën e 20 qershorit

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Takimi është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës. Mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit.

Po ashtu, gjatë ditës, ky grup pritet që të takohet edhe me Komisioni për Integrim Evropian, shkruan EO.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur gjatë ditës së hënë në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë në Parlamentin e Austrisë, të përbërë nga deputetë të partive të ndryshme politike në Austri.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani në këtë takim ka theksuar se ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia është i domosdoshëm.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë. Presidentja ka përmendur veprimet e vazhdueshme destruktive të Serbisë, të cilat kanë për qëllim të drejtpërdrejt destabilizimin e vendit tonë. Me këtë rast, presidentja Osmani potencoi se ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët është i domosdoshëm. Në këtë frymë, presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Osmani i ka falënderuar për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës.

Osmani takon deputetët austriak: Ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia është i domosdoshëm

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika