Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiq janë kriminelë e mafiozë, mbështeten nga pushteti

Novakoviq i ka quajtur të dy kriminelë dhe mafiozë, të cilët torturojnë edhe qytetarët e Novi Sadit. Krahas kësaj, ai ka akuzuar pushtetin në Beograd se ai po i mbështet Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq





Deputeti serb i Partisë Popullore, Borisav Novakoviq, ka akuzuar pushtetin në Beograd, pasi sipas tij, ai po i mbështet të sanksionuarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Përmes një video-je të publikuar në Facebbok, Novakiq i ka cilësuar të dy kriminelë.

Novakoviq i ka quajtur të dy kriminelë dhe mafiozë, të cilët torturojnë edhe qytetarët e Novi Sadit.

“Bëhet fjalë për grupin më të madh kriminal të organizuar në vend, po foli për Zvonko Veselinoviqin dhe Radoçiqin, dhe për atë se ata janë të mbështetur nga ky pushtet, për atë se ju i favorizoni, për atë se ju i jepni punët … Nuk është Zvonko Veselinoviq në Kosovë, ai jeton në Novi Sad, dhe orkestron me skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë shtetit këtu dhe ju e dini që ai është mafioz dhe ju e dini që ai është kriminel dhe nuk keni guxim ta përmendni emrin e tij”, tha Novakoviq.

Krahas kësaj, Novakoviq ka akuzuar edhe Andrej Vuçiq, vëllain e presidentit të Serbisë, Vuçiq. Për të tha se ai kujdeset për pjesën politike, ndërsa Veselinoviqi për atë të krimit.

“Unë si deputet nga Novi Sadi kam të drejtë ta them këtë, kam të drejtën ta them se qyteti im nuk do të jetë më qyteti i okupuar, se nuk do të lejojmë që Novi Sadi të përjetojë torturën e Zvonko Veselinoviqit e Andreja Vuçiqit. Andreja Vuçiqit, i cili udhëheq me proceset politike dhe Zvonko Veselinoviqit që udhëheq me punë kriminale. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Novi Sadi ka integritet, ka krenarin e vet. Do të jemi qyteti i lirë shumë shpejt kur këta dy njerëz Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq ndalojnë me torturimin e qytetit”, tha ai, raporton KP.

Deputeti serb ka marrë duartrokitje nga kolegët e tjerë të pranishëm, përgjatë fjalimit të tij në seancë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, akuzohet për vepra të ndryshme penale, njëjtë sikurse edhe Zvonko Veselinoviq.





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika