Deputetja e VV-së: Haki Abazi ka qenë jobashkëpunues, askush nuk e ka lavdëruar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli, gjersa ka folur për largimet dhe përjashtimet brena Grupit Parlamentar të partisë së saj, ka deklaruar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka qenë jobashkëpunues dhe asnjë person me të cilët ai ka punuar nuk e ka lavdëruar.

“Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues. Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, është shprehur ajo në Debat Plus.

Po ashtu, ajo ka thënë se si parti e kanë ditur që deputetët janë të ndryshëm dhe sipas saj, disa kanë interesa personale, disa kanë interesa që të avancojnë edhe vet si persona politik.

Pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili dhe deputetit të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, atyre iu bashkua Haki Abazi, i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja i VV-së, në raport me deputetët që tashmë janë jashtë VV-së, ka thënë se ata janë persona shumë të ndryshëm dhe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në grupin e tyre parlamentar.

“Unë nuk e kuptoj deputeten Doarsa Kica se pse është larguar, sepse ajo nuk ka arsye dhe nuk gjen arsye se pse ka ikur nga Vetëvendosje”, ka thënë tutje ajo.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika