Dërgohen 1.200 pako ndihma ushqimore dhe higjenike nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut për Ukrainën

1.200 pako me ndihma ushqimore dhe 400 pako me mjete higjienike nga Kryqi i Kuq RMV, të hënë janë nisur për të ndihmuar popullatën e prekur nga konflikti në Ukrainë

1.200 pako me ndihma ushqimore dhe 400 pako me mjete higjienike nga Kryqi i Kuq RMV, të hënë janë nisur për të ndihmuar popullatën e prekur nga konflikti në Ukrainë.

Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në RMV, Sait Saiti ka thënë se këto ndihma ishin paraparë të dërgoheshin më herët, por kanë hasur probleme me transportin,

“Ndihma e përgjithshme që deri tani e kemi dërguar në Ukrainë është 1.200 pako me ushqime dhe 800 pako me mjete higjienike. Vlera është 3.29 milionë denarë. Kemi pasur vështirësi rreth transportit për shkak se shumë transportues këtë nuk e bëjnë, por tani përfundimisht kjo u zgjidh dhe shpresojmë se shumë shpejt, brenda dy ditëve ndihma do të mbërrijë atje ku duhet”, ka thënë Sait Saiti.

Zëvendës Ambasadori i Ukrainës në RMV-ut, Roman Bugau ka thënë se ndihma u dedikohet familjeve të prekur nga lufta që gjenden në zona të rrezikshme si dhe familjeve të cilët janë larguar shtëpitë e tyre dhe gjenden në zona të sigurta në Ukrainë.

“Në emër të Ambasadës së Ukrainës dhe në emër të ambasadores Natalia Zadruzhnyuk, dëshiroj të falënderoj Kryqin e Kuq dhe të gjithë popullin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen në këtë aksion dhe për mbledhjen e donacioneve të ndihmës për familjet në nevojë në këtë kohë të vështirë për Ukrainen”, ka thënë  Roman Bugau, zv ambasadori i Ukrainës në RMV.

Ndihmat për Ukrainën janë siguruar nga qytetarët, institucionet dhe nga rezervat e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut. Kryqi i Kuq është në pritje edhe të mjeteve që janë miratuar nga autoritetet e Komunave.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika