“Dialogu po vazhdon”, Borrell thotë se në kohën e duhur do të ketë takim të nivelit të lartë

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi po shënon progres, dhe ka paralajmëruar për takime të nivelit të lartë duke pohuar rëndësinë e rrugës evropiane për të dyja palët

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një konference për media në Bruksel. 5 shtator 2022, fotografia nga REL

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell para samitit BE- Ballkan Perëndimor ka përmendur investimin e kohës së madhe në procesin e dialogut, duke theksuar se edhe pse ka pasur sfida dhe kriza, ka ardhur deri te zgjidhjet e rëndësishme.

“Kemi investuar shumë kohë dhe energji në dialogun Kosovë-Serbi. Ka pasur ngritjet dhe zbritjet, shumë kriza, por edhe zgjidhje. Sikur ajo me targat, letërnjoftimet dhe energjinë, si marrëveshjen e fundit. Përparim të madh me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e implementimit. Ditëve të fundit kanë qenë me lajme të mira. Të dyja palët po lëvizin. Ngadalshëm, por po lëvizin, dhe ne duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë, pasi  është e vetmja për ta për një perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Borrell.

Në lidhje me pyetjen për një takim të nivelit të lartë, Borrell ka theksuar se dialogu është një proces i vazhdueshëm.

Përfaqësuesi Special është duke udhëtuar nga njëra palë te tjetra, dhe kur momenti të vijë, sipas tij, do të bëhen takime të nivelit të lartë në mënyrë të nevojshme.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, por pret më shumë reforma nga ta.

“I duam ato shtete në BE. Presim nga ta më shumë reforma, në veçanti në sundimin e ligjit, pavarësisht institucioneve të drejtësisë. Por në anën tonë, anën e BE-së, ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe për këtë kemi nisur debatin strategjik në nivel liderësh, për të identifikuar se cilat janë reformat e nevojshme për ta bërë projektin tonë evropian të gatshëm për sfidat që do t’i kalojmë në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se duan më shumë investime dhe zhvillim ekonomik.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika