Dimensionet e prezumimit të pafajësisë

Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës është në vijë me kushtetutat e vendeve me sisteme të përparuara gjyqësore dhe mbron prezumimin e pafajësisë, ky parim respektohet shumë pak nga shoqëria civile

Prezumimi i pafajësisë është një nga parimet më themelore juridike që qëndron në sistemin gjyqësor e që konsiderohet si baza e procesit modern të një gjykimi.

Parim ky që siguron pafajësinë e të akuzuarit deri në vërtetimin e fajësisë.

Megjithatë, në ditët e sotme, tek shoqëria civile, me zhvillimet e fundit në teknologji dhe disponueshmërinë masive të provave, parimi i prezumimit të pafajësisë ka filluar të kërcënohet.

Sipas njohësve të çështjeve juridike, shumë njerëz që akuzohen për krime, shpallen përfundimisht të pafajshëm, e kjo është arsyeja se pse çdo kufizim i të drejtave të një personi të akuzuar, si mbajtja e tyre në paraburgim, duhet të bëhet vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Drejtësia vihet më mirë nëse gjykimet zhvillohen pa vonesa të panevojshme, kjo ndihmon në mbrojtjen e prezumimit të pafajësisë dhe minimizimin e ndikimit njerëzor të procedimeve penale mbi viktimat, dëshmitarët dhe njerëzit që akuzohen për krime.

Prezumimi i pafajësisë është edhe e drejtë ndërkombëtare e njeriut nën Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Neni 11 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Prokurorisë i duhet që ta provojë fajësinë e të akuzuarit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, edhe nëse dyshimi i arsyeshëm mbetet, i akuzuari shfajësohet.

‘Prezumimi i Pafajësisë’ nuk diskutohet shumë në Kosovë

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është në vijë me kushtetutat e vendeve me sisteme të përparuara gjyqësore dhe mbron prezumimin e pafajësisë.

Prezumimi i pafajësisë garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (neni 31, paragrafi 5), Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 6, paragrafi 2) dhe Kodin e Procedurës Penale (neni 3).

Në raste të tilla, çdo person ndaj të cilit zhvillohet procedurë penale konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Ani pse është e drejtë ligjore, në Kosovë nuk duket se respektohet edhe aq shumë kjo e drejtë nga njerëzit, pasi disa nga ta mund të fillojnë me paragjykime qysh nga fillimi i një gjykimi për një krim që ndoshta edhe nuk është kryer.

Guilty Until Proved Innocent-Recent Scenario Of Criminal Jurisprudence
Ilustrim

Përvoja të ngjashme ndan edhe E.S për PortaliD nga qyteti i Mitrovicës, e cila tregon rrëfimin e prekshëm për të vëllain, nga kjo e drejtë e parealizuar ndonjëherë.

“Vëllai kishte goditur një këmbësor, por që nuk ishte faji i tij. E kjo kishte qenë një fundosje për ne si familje, qysh nga ajo ditë kur kishte ndodhur ngjarja”, tha ajo.

Ajo më tutje, ka theksuar se stigmatizimi që i bëhet personave që ende nuk janë shpallur fajtor është një barrë që nuk e mban vetëm personi, por i gjithë rrethi i ngushtë familjar dhe më gjerë.

“Kur isha në shkollë më quanin motra e vrasësit, kur isha në rrugë më quanin motra e personit që nuk e pranon fajin, dhe e gjithë kjo periudhë ishte e tmerrshme për mua”, shtoi ajo.

Njëjtë e ka përjetuar edhe L.D nga Podujeva, që ishte shpallur i pafajshëm pas mijëra akuzave dhe dyshimeve që kishte nga gjykata dhe nga rrethi shoqëror për një krim që nuk e kishte bërë.

“Më kanë linçuar si fajtor ende pa u shpallur nga Gjykata, më kanë varur emra të shumtë, saqë për një periudhë u desh të izolohesha në shtëpi”, tha ai për Portali D.

Are we still innocent until proven guilty? - Hallam
Ilustrim

“Prezumimi i Pafajësisë” në suaza juridike

Për këtë fenomen, për PortaliD, ka folur zëdhënësi i Institucionit të Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.

Sipas Çollakut, Kodi i Procedurës Penale në dispozitat e tij ka përcaktuar të drejtën e personave për kompensim dëmi për dënim të paarsyeshëm.

“Personi ka të drejtë për kompensim dëmi, nëse ndaj tij është shqiptuar sanksioni penal në formë të prerë ose që është shpallur fajtor dhe është liruar nga dënimi, por që më vonë, sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, procedura e rishikuar është pushuar në formë të prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, është liruar nga akuza ose akuza është refuzuar”, tha Çollaku.

Sipas tij, në raste të tilla kur kërkesa për kompensim dëmi nuk miratohet, ose organi publik kompetent në lëmin e çështjeve gjyqësore dhe i dëmtuari nuk arrijnë marrëveshje brenda tre muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës, i dëmtuari mund të paraqesë padinë për kompensim dëmi në gjykatën kompetente.

Edhe sipas avokatit, Agon Rrecaj, ani pse prezumimi i pafajësisë është i garantuar për secilin person, në praktikë shpesh kjo e drejtë shkelet. Kështu personit të dyshuar  shpeshherë i bëhet gjyqi publik, dhe pa e marrë parasysh epilogun e procedurës penale, ai person nga publiku konsiderohet si kryerës i vepres penale apo i dënuar, e që në këtë rast siç thotë ai, “rol të rëndësishëm luan edhe mentaliteti dhe vetëdija e qytetarëve për të kuptuar fazat e procedurës penale.”

Agon Rrecaj,

Ai ndër të tjera, tha se kjo e drejtë në vazhdimësi shkelet nga institucionet e Republikës së Kosovës, ku personi i dyshuar apo akuzuar në pritje të gjykimit, nuk mund të nxjerrë vërtetimin mbi të kaluarën kriminale për shkak të zhvillimit të hetimeve ndaj tij. Një gjë e tillë në praktikë nuk do të duhej të ndodhte, sepse secili person i dyshuar apo akuzuar konsiderohet i pafajshëm derisa të mos vendoset ndryshe me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Pasojat psikologjike

Edhe sipas psikologes, Kaltrina Haziri-Canolli, ka persona të shumtë që vuajnë nga proceset gjyqësore ende të papërfunduara, e disa edhe pasi të përfundojnë.

Sipas saj, një ndikim të jashtëzakonshëm në procese gjyqësore mund të kenë mediat, që sipas psikologëve të mediave, ata quhen edhe “shqisa e gjashtë”, dhe në këtë rast shumë shpesh ata mund të kundërshtojnë edhe sistemin ligjor të provave.

hobi rezultirati Pročitajte život nakon gubitka djeteta - cypressrea.com

Ajo ka theksuar se ky fenomen mund të ketë efekte të tjera serioze mendore dhe emocionale si stres posttraumatik, ankth social, debalancë psikologjike, debalancë biheviorale, izolimi nga të tjerët dhe mendime për vetëlëndim.

“Edhe pse i pafajshëm ju mund të mos e keni mbështetjen dhe mbrojtjen nga ana e familjes, e cila juve mund t’ju japë ndjenja të vetmisë, stresit apo ankthit, e pastaj rrethi juaj social mund të tallen me ju, t’ju fyejnë, t’ju ngacmojnë dhe në raste të caktuara mund edhe t’ju sulmojnë, duke shkëputur kontaktet sociale apo ndërprerë të gjitha aktivitetet rutinore”, tha ajo.

Në sistemet ligjore vlerësimi parashihet të bazohet në prova, ndërsa në raportet sociale pritjet janë që shoqëria të jetë objektive dhe jo paragjykuese.

Oslobodite se već danas osjećaja krivnje koji vas stalno prati u stopu! - Ordinacija.hr

Nganjëherë duket se rruga e pafajësisë mund të jetë e vështirë, por jo edhe e pamundur.

Besimi në gjykata dhe proceset gjyqësore, është një shtyllë për përforcimin e prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve nga stigma apo forma të tjera të cenimit të dinjitetit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika