Diplomati austriak, Petritsch: Propozimi franko-gjerman nuk përcakton zgjidhje përfundimtare, por një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd

Wolfgang Petrich, diplomati austriak ka thënë se “Propozimi franko-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”

Diplomati austriak, Wolfgang Petrich

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka thënë se propozimi frnak-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në këtë plan nuk ka njohje zyrtare diplomatike.

“Propozimi franko-gjerman nuk përcakton një zgjidhje përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, hapa të rëndësishëm duhet të ndërmerren në mënyrë pragmatike në normalizimi i ndërsjellë i marrëdhënieve”, ka thënë Petritsch.

Petrich tha se BE-ja dëshiron sukses në këtë vit sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“…biseda me Miroslav Lajçakun dhe të tjerët nga BE-ja kuptova se Brukseli dëshiron sukses këtë vit sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni dhe Brukseli bashkëpunojnë mirë dhe duhet kuptuar se nuk është vetëm për BE-në, por edhe për dy vendet më të rëndësishme të Bashkimit – Gjermaninë dhe Francën – që mbështesin përpjekjet për normalizim”, ka shtuar ai.

Sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, dhe akuzave të kryeministrit, Albin Kurti, drejtuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për lidhjet e ngushta mes Beogradit dhe Moskës.

Ai ka thënë se politika e brendshme dhe e jashtme e Serbisë mbështet në dy shtylla që janë të ndikuara nga Rusia.

“E para është energjia, dërgimi i gazit rus në Serbi me një çmim të favorshëm, që është shumë i rëndësishëm për qytetarët, ekonominë, dhe investitorët. E dyta është se Rusia është garantuesi që nuk do të ketë njohje të Kosovës, nëse Beogradi nuk pajtohet me të. Vetoja e Rusisë gjithashtu mbështet politikën e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Petritsch për “KO”.

E, sipas tij është e vështirë t’i kërkohet Beogradit të kthehet plotësisht dhe frontalisht kundër Moska. Përveç kësaj, një kthesë e plotë nga Rusia, për Beogradin do të nënkuptonte heqjen dorë nga shtylla e rëndësishme e Rusisë në OKB.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika