Disa nga vendet e botës që kanë arritur rekord të temperaturave të larta

Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë përfshirë disa shtete të botës, duke shkaktuar zjarre dhe duke humbur jetë njerëzish, temperatura më e lartë gjatë këtyre ditëve ka arritur në 47 gradë Celsius

Ilustrim

Evropa perëndimore po përballet me temperatura të larta të martën e 19 korrikut, ndërsa një valë e egër e të nxehtit është duke shkuar drejt veriut.

Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore ka regjistruar temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën e 18 korrikut.

Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

Britania e Madhe pritet të ketë ditën e saj më të nxehtë në histori dhe ekspertët kanë thënë se disa pjesë të Francës po përballen me një “apokalips të nxehtësisë”.

Dy persona kanë humbur jetën nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe trenat në zonë janë ndaluar për shkak të zjarrit pranë shinave. Ndërsa, një çift i moshuar kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin t’u shpëtonin zjarreve në veri të Portugalisë.

Disa pjesë të Francës kanë pasur ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë në qytetin perëndimor të Nantes, ku janë regjistruar 42 gradë Celsius, ka thënë zyra kombëtare e motit.

Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30 mijë njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit. Dhe një kopsht zoologjik me 1 mijë kafshë ishte mes zonave të evakuuara.

Ilustrim

Kurse, Mbretëria e Bashkuar ka pasur një nga ditët e saj më të nxehta të hënën, me një temperaturë maksimale prej 38.1C të regjistruar në Suffolk, në Anglinë lindore. Parashikuesit kanë thënë se të martën mund të shihen temperatura mbi 40 gradë Celsius, me paralajmërime ekstreme të nxehtësisë që mbulojnë Anglinë qendrore, veriore dhe juglindore, raporton BBC.

Të hënën, edhe Holanda ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani me 33.6 gradë Celsius dhe temperaturat priten të arrijnë në 39 gradë Celsius të martën në disa zona.

Parashikuesit kanë thënë se vala e të nxehtit është duke shkuar drejt veriut, që pritet të arrijë në 40 gradë Celsius në jug të Belgjikës, si dhe në Gjermaninë perëndimore dhe jugperëndimore.

Në Spanjë dhe Portugali, më shumë se 1 mijë vdekje i janë atribuar vapës ditët e fundit. Një zjarr në pyll në Losacio në veriperëndim la një zjarrfikës të vdekur të dielën, kurse trupi i një bariu 69-vjeçar u gjet të hënën.

Temperaturat në Portugali kanë arritur në 47 gradë Celsius të enjten, një rekord për korrikun. Pjesa më e madhe e vendit është vënë nën rrezik të lartë zjarri nga zyra kombëtare meteorologjike IPMA.

Disa fshatra janë evakuuar pasi një zjarr është përhapur në zonën Murça të Portugalisë veriore, ndërsa një burrë dhe një grua rreth të 70-tave kanë vdekur në makinën e tyre, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga flakët. Derisa zjarrfikësit po luftonin zjarrin në tre fronte, një kryebashkiak lokal ka thënë se më shumë se 3 mijë hektarë ishin djegur.

Ndërkaq, autoritetet janë të shqetësuara për të shmangur një përsëritje të vitit 2017, kur 66 njerëz kanë humbur jetën nga zjarret.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika