Diskutimi i Kurtit me qytetarët për buxhetin e vitit 2023, Hoti: Është vetëm një farsë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar takimet publike për buxhetin e vitit 2023 të cilat Qeveria e Kosovës i ka nisur të martën në qytetin e Prizrenit.

Hoti, këto takime i ka quajtur “farsë” ngase sipas tij konsultimet për buxhet do të duhej të mbaheshin para përgatitjes së buxhetit.

“Konsultime për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale. Konsultime do të duhej të mbaheshin me Kryetarët e Komunave për nevojat e tyre, të cilëve Qeveria po tenton tua marrë buxhetin nga të hyrat vetanake të viteve paraprake. Para përgatitjes së buxhetit do duhej të bisedohej me organizata buxhetore, të cilat për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbimet për të cilat janë të mandatuar, siç është rasti i RTK-së apo i universiteteve publike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se kryeministri duhet të arsyetohet për afro 700 milionë euro që i mban në bankë siç ka thënë, pa nevojë.

“Si do të arsyetohet Kryeministri para qytetarëve për afër 700 mil euro që i mban në bankë pa nevojë, e nuk i rrit pagat e policëve, të mjekëve, të arsimtarëve, të shërbyesve civil etj., të cilëve u janë zvogëluar pagat për 20% për shkak të inflacionit?! Si do të arsyetohet Ministri i Financa për 276 mil euro apo 9% e buxhetit total për 2023, të cilën shumë e mban të pashpërndarë në projekte, që është sa dyfishi i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes? Si do të arsyetohen qeveritarët që sivjet nuk i realizuan projektet kapitale, as projektet në vazhdim e as të rejat që ishin projekte që vetë i planifikuan?!”,shtoi ai.

Ndryshe, të martën e 22 nëntorit, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë prezantuar buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të kësaj komune.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika