Dita Botërore e AIDS, aktivitetet e planifikuara në Kosovë

Më 1 dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë kjo që në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën, lidhur me këtë sëmundje. Kësisoj, këtë të enjte, në shënimin e kësaj dite, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të zhvillojë aktivitete në shkolla dhe me qytetarët, me qëllim që të rritet qasja për trajtim, testim dhe parandalim të AIDS-it, ndërsa motoja e kampanjës për vitin 2022 është “BARAZI”

Fotoilustrim





E enjtja e një dhjetorit shënon Ditën Botërore të AIDS-it, kësisoj, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me QRSHP, nivelin Parësor Shëndetësor dhe Organizatat joqeveritare ndërkombëtare, do të zhvillojë aktivitete, të cilat, i ka ndarë në dy grupe.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH), aktivitetet që do të zhvillohen në shkolla janë, mbajtja e ligjeratave për HIV/AIDS, trajnime me nxënës të shkollave të mesme për IST dhe HIV/AIDS, njashtu do të shpërndahen edhe materiale edukative shëndetësore në shkolla.

Krahas aktiviteteve në shkolla, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbahen aktivitete edhe në komunitet, ku do të shpërndahen materiale edukative shëndetësore te qytetarët.

Më 1 dhjetor, shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë që në shumicën e pjesëve të botës kalohet duke mësuar dhe informuar popullatën, lidhur me këtë sëmundje, ku njëkohësisht vazhdon të jetë një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.

Në kuadër të Ditës Botërore të AIDS, kampanja për vitin 2022 zhvillohet me moton “BARAZI”.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë, që tregohet se një moto e tillë është thirrje për veprim, është nxitje për të gjithë që të punojnë për të adresuar pabarazitë dhe për të ndihmuar përfundimin e AIDS-s.

“Kjo përfshin: Rritjen e qasjes, cilësisë dhe përshtatjen e shërbimeve për trajtim, testim dhe parandalim të HIV-it, në mënyrë që të gjithë të marrin shërbime të nevojshme. Reformimin e ligjeve dhe praktikave që trajtojnë stigmën dhe përjashtimin, me të cilin, përballen njerëzit që jetojnë me HIV, grupet vulnerabile dhe të margjinalizuara, në mënyrë që të gjithë të trajtohen me respekt”, thuhet tutje, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa i përket Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar të dhëna statistikore, të cilat vënë në dukje faktin se, Kosova është ndër vendet me prevalencën më të ulët të HIV-it, në mesin e popullatës së përgjithshme dhe prevalencë të ulët në mesin e popullatës kyçe: personat që injektojnë drogë, apo të tjerë.

“Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Bazuar në statistikat e dhëna nga MSh, thuhet se që nga viti 1986 deri më 1 dhjetor të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 157 raste me HIV dhe AIDS.

“Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas gjinisë, numri më i madh i takon gjinisë mashkullore (76%). Grupmosha më e atakuar është 25-34 vjeç (31%) dhe 35-44 vjeç me 27%. Deri më tani 51 persona kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2022, janë raportuar 15 raste me HIV infeksion dhe dy raste me AIDS, prej tyre 6 janë nga komuniteti MSM”, ka njoftuar MSH.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht persona të infektuar me HIV, të cilët, po marrin trajtim janë 52. Gjersa, ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë siguron falas diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve me HIV.

“Në kuadër të Klinikës Infektive, funksionon Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV (QKTV) ku shërbimi ofrohet falas”, ka theksuar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, sa i përket statistikave në aspekt global, 38.4 milionë njerëz, në mbarë botën, kanë jetuar me HIV në vitin 2021, ndërsa, 1.5 milionë janë infektuar me HIV.

Edhe rastet e vdekjeve si pasojë e AIDS në nivel bote kanë qenë të mëdha, kjo për shkak se siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 650 mijë njerëz kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me AIDS në vitin 2021, ndërsa që nga fillimi i epidemisë 40.1 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me AIDS.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika