Dita e tretë, Asambleja e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit mban sesionin e votimit

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë ka mbajtur sot ditën e tretë të punimeve. Në Hotelin Dukagjini në Pejë pjesëmarrësit kanë zhvilluar sesionin e votimit, ku u morën disa vendime

Në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë ka vazhduar punimet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë.
Në ditën e tretë u zhvillua sesioni i votimit, ku delegatët morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e federatës dhe drejtimet strategjike të saj.
Gjatë këtij sesioni u mbajtën gjithashtu fjalime frymëzuese nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit global dhe te ruajtjes se vlerave te alpinizmit e ngjitjes sportive.
I pari i Federatës Ndërkombëtare te Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë, kanadezi Peter Muir është shprehur i ngazëllyer me rrjedhën e Asamblesë dhe organizimin e saj.
Gjate ditës se sotme u mbajtën edhe ligjëratat e trajnimit “MSS Course”, të fokusuara ne standardet e sigurisë malore dhe zhvillimin e praktikave më të mira në alpinizëm dhe ngjitje sportive.
Pjesëmarrësit paten mundësinë të ndajnë përvoja dhe njohuri me ekspertë ndërkombëtarë, duke thelluar bashkëpunimin profesional ne nivel global.
Anëtari i Bordit në Federatën e Bjeshkëtarisë së Kosovës, Raif Gjikolli ka folur për rëndësinë e organizimit te një ngjarjeje të tillë globale në vendin tonë.
Ky është rasti i parë që një federatë ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinizmit zhvillon asamblenë e saj vjetore në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika