Ditë zie në nder të Madeline Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur ditë zie të premten në nder të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Flamujt shtetërorë do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës me vendim të Presidentes Osmani.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, më datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje”, ka thënë Osmani, duke theksuar përkrahjen ndër vite të Albright për Kosovën.

Në nder të Albright, të premten më 19:30 do të ndizen qirinj te busti i saj në Prishtinë.

Osmani tha që Madeline Albright do të mbetet një ndër miket e përhershme të Kosovës.

Albright qe gruaja e parë sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ndihmoi Kosovën të bindë ShBA-të për krimet e ushtrisë dhe policisë serbe. Gjithsej, ka vizituar Kosovën 3 herë, në vitet 1999, 2005 dhe më 2019.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika