Djali i Donald Trump thotë se SHBA mund t’i japë fund mbështetjes për luftën në Ukrainë

Djalli i madh i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA mund të tërhiqet nga mbështetja për përpjekjet e luftës së Ukrainës, gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë në Lindjen e Mesme.

Trump Jr, i cili nuk ka rol zyrtar në administratën e të atit por mbetet figurë kyçe në lëvizjen MAGA, pasqyroi një qëndrim skeptik brenda ekipit të Trump-it ndaj qeverisë së Kievit.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur ekipi negociator i Trump-it po ushtron presion mbi Ukrainën që të heqë dorë nga disa territore.

Ai akuzoi Zelenskyyn se po e zgjat luftën me qëllim politik, duke pretenduar se presidenti ukrainas “nuk do të fitonte kurrë zgjedhje nëse lufta do të përfundonte”.

Trump Jr e përshkroi Ukrainën si “shumë më të korruptuar se Rusia”, ndërsa sulmoi edhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke thënë se sanksionet evropiane ndaj Rusisë nuk po funksionojnë dhe se “vetëm kanë rritur çmimin e naftës”, gjë që sipas tij e ka ndihmuar Moskën të financojë luftën.

Gjatë fjalimit, ai pretendoi – pa ofruar prova – se gjysma e supermakinave në Monako këtë verë mbanin targa ukrainase, duke shtuar se “të pasurit ikën dhe lanë klasën e thjeshtë të luftonte”.

Sipas tij, SHBA nuk duhet të vazhdojë të jetë “budallai me çek” që paguan për gjithçka, ndërsa theksoi se gjatë fushatës së vitit 2022 vetëm pak votues e rendisnin luftën në Ukrainë ndër 10 çështjet kryesore të tyre.

Ai pohoi se rreziku nga trafiku i drogës nga Venezuela është “shumë më i madh se çdo gjë që po ndodh në Ukrainë apo Rusi”.

I pyetur nëse Donald Trump, i cili ka premtuar se do të sillte paqe të shpejtë në Ukrainë, mund të tërhiqej plotësisht nga mbështetja për Kievin, Trump Jr tha se “ndoshta po”, duke e cilësuar babanë e tij si një nga figurat më të paparashikueshme të politikës amerikane./TheGuardian

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika