Djegia e veturave në veri, Bislimi: Ka brengë që Serbia mund të destabilizojë situatën

"Muaji mars ka qenë muaj i shtimit të gatishmërisë së qytetarëve për t’i konvertuar targat. Brenda pak ditëve janë regjistruar afërsisht një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende dhe me atë ritëm shumë shpejt do të kishim mundur t’i konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale në Kosovë"

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ekziston brenga që ka potencial nga ana e Serbisë që mund ta destabilizojë situatën.

Bislimi, duke raportuar në Komision Parlamentar për Punë të Jashtme, tha se kjo brengë erdhi pasi javën e kaluar ka pasur disa djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

“Ekziston në brengë që ka potencial nga ana e Serbisë që ta destabilizojë situatën, gjithmonë duke keqpërdorur temën e targave. Ju e keni parë javën e kaluar aktivitetin e shtuar të strukturave ilegale dhe kriminale në veri në djegien e veturave të qytetarëve serbë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi bëri të ditur se brenda pak ditësh janë regjistruar një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende.

“Muaji mars ka qenë muaj i shtimit të gatishmërisë së qytetarëve për t’i konvertuar targat. Brenda pak ditëve janë regjistruar afërsisht një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende dhe me atë ritëm shumë shpejt do të kishim mundur t’i konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale në Kosovë. Situata ka ndryshuar në prag të takimit në Bruksel”, ka shtuar Bislimi, duke theksuar se pas kësaj situate të djegies së veturave ka pasur ritëm të vogël ose ndalje të konvertimit të targave nga ilegale në RKS.

Gjithashtu, Bislimi theksoi se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka propozuar që takimi i ardhshëm ndërmjet liderëve të mbahet më 22 prill, dhe siç tha Bislimi, kryeministri Albin Kurti ka treguar gatishmëri.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika