Doktori Raif Çavolli i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Doktor Raif Çavolli, kirurg në mjekësinë kardiovaskulare, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje

Kirurgu kardiovaskular, Raif Çavolli tashmë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur LVV-ja në një postim në Facebook.

“Me një karrierë të shquar në fushën e mjekësisë kardiovaskulare, Dr. Raif Çavolli sjell përvojë të pasur dhe integritet profesional në radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si një kirurg i mirënjohur, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në shpëtimin e jetëve, por edhe në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri, duke udhëhequr me sukses klinika dhe ekipe mjekësore. Dr. Çavolli është një figurë e njohur dhe e respektuar, veçanërisht për qytetarët e Pejës, duke ardhur nga një familje me traditë të gjatë në mjekësi. Me përkushtimin dhe angazhimin e tij, ai përfaqëson modelin e një profesionisti që punon për të mirën e përgjithshme dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Angazhimi i Dr. Çavollit në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk do të pasurojë vetëm vizionin tonë për një shëndetësi më të fortë, por do të jetë edhe një shtysë për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit”, thuhet tutje në njoftimin e LVV-së.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika