“DokuFest është dhe do të jetë gjithmonë një fener për të drejtat e njeriut”

"DokuFest"

Festivali i filmit të Kosovës “Dokufest”, ka reaguar sot për ngjarjet aktuale lidhur me koncertin e artistes dhe të aktivistes për të drejtat e njeriut, “Peaches” dhe së fundi edhe me sulmin ndaj ekipit të “Nacionales” gjatë marshit protestues në “Shatervan” të Prizrenit.

“Dokufest” ka theksuar se “qëndrojnë të palëkundur si një platformë ku të drejtat e njeriut mbrohen dhe promovohen në mënyrë universale, pa dallim”.

Njëkohësisht, ata janë shprehur se janë të shqetësuar nga përhapja e dezinformatave që sugjerojnë se koncerti i hapjes së “DokuNights” ishte i qasshëm për të miturit, si dhe nga retorika nxitëse e urrejtjes që pasoi.

“Kjo na ka bërë të dyshojmë se ka përpjekje të fshehtë për të minuar misionin tonë për adresimin e të drejtave të njeriut dhe çështjeve sociale përmes artit dhe kulturës”, thuhet në reagimin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

Detajet që “Dokufest”-i i ka cekur janë se koncerti i artistes dhe i aktivistes për të drejtat e njeriut, “Peaches” u zhvillua në një zonë të rrethuar mirë, e kufizuar rreptësisht për të pranishmit 18 vjeç e mbi dhe vetëm me bileta të blera.

“Në lidhje me koncertin e artistes dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, ‘Peaches’. Koncerti në fjalë u zhvillua brenda një zone të rrethuar mirë, e kufizuar rreptësisht për të pranishmit 18 vjeç e mbi, vetëm me bileta të blera”.

“Akuzat e pabaza ndaj festivalit tonë, fatkeqësisht kanë bërë jehonë në media, përfshirë ato ndërkombëtare, duke paraqitur një pamje të padëshiruar që keqinterpreton vlerat progresive dhe demokratike të shoqërisë sonë. Është thellësisht shqetësues fakti që retorika nxitëse nga disa figura publike ka eskaluar në dhunë gjatë protestës, siç u pa në rastin e gazetarit të mediumit Nacionale, Vullnet Krasniqi. Kërkojmë nga autoritetet që të sigurojnë që autorët e këtyre akteve të urrejtjes të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre në rrjetin social në “Facebook”.
Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për shumicën e qytetarëve të Prizrenit që nuk iu nënshtruan provokimeve të tilla. Mbështetja, mikpritja dhe bujaria e tyre kanë qenë gjithmonë një gur themel i suksesit të festivalit tonë.

“DokuFest është dhe do të jetë gjithmonë një fener për të drejtat e njeriut. Ne mbetemi të palëkundur dhe të sigurt në misionin tonë për të promovuar të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë”, ka përfunduar teksti i Dokufestit.

Ndërsa, në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit “DokuFest”. E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së “Dokufest”-it.

Ekipi i Nacionales që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.

Besim Berisha ka thirrur të mbahet ky marsh kundër DokuFest, pasi në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë ku është konsideruar si vulgare për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika