(Dokument) Punëtorët për mirëmbajtje në Kuvend hyjnë në grevë, shkak pagat e ulëta

Punëtorët e mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës të enjten e 7 marsit kanë hyrë në grevë si shkak i pagave të ulëta

Punëtorët për mirëmbajtje në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë sot në grevë deri në plotësimin e kërkesave, si shkak i pagave të ulëta.

23 punëtorë të pastrimit kanë nënshkruar një letër ku janë parashtruar kërkesat e tyre për rritje pagash dhe një sosh shqetësimesh janë adresuar si mospagesa për udhëtim, për ushqim, për orë shtesë, si dhe mosrespektimi i pushimit vjetor.

Kompania e Pastrimit “Schafberger”, e cila është në fund të kontratës me Kuvendin e Kosovës, shpreson se në tenderin e ri të realizohen kërkesat e tyre dhe të ketë rritje pagash.

Kjo letër i është drejtuar sekretarit të Kuvendit dhe Ilir Kërçelit, shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika