Dokumentet që “rrezikojnë sigurinë” publikohen në Facebook

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluar për “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. E këto dokumente për afro një muaj më parë janë kërkuar nga RTV Dukagjini, mirëpo ministria që udhëheq vet Krasniqi asnjëherë nuk i kanë dhënë këto ato, e në përgjigjen e fundit ishin konsideruar si rrezikim i sigurisë shtetërore nëse publikohen

Fotografi ilustruese

Janë 20 ditë pune dhe 28 kalendarike prej kur Radio Televizioni Dukagjini ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, vendimin për emërimin e personave të cilët janë pjesë e Ekipit Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit.

Mirëpo, kërkësa që ishte bërë bazuar në Ligjin për Qasje në dokumente publike u injorua e  ministri që udhëheq me MAPL-në, Elbert Krasniqi, ka vendosur që para se të kthej përgjigje zyrtare në e-mailat e gazetarëve, këtë dokument ta publikoj në llogarinë e tij të Facebookut.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi ka treguar se nga cila datë ka vënë komunikimin me Ministrinë në fjalë për të marrë këtë dokument.

“Më 30 mars kam paraqitur kam paraqitur kërkesë për qasje në dokumente publike. Në MAPL e cila kam kërkuar këtë vendim të vitit 2020 dokument që është nënshkruar nga ish ministri i MAPL Goran Rakiq i cili në të njëjtën kohë ka pasur edhe pozitën e zVkm. Përgjigja më është kthyer në ditën e  fundit të afatit fillestar dhe ministra ka kërkuar që të ketë afat më shumë kohë sepse nuk kanë mundur që të identifikojnë njësinë brenda minsitrisë për dokumentin që kemi kërkuar”, ka rrëfyer Krasniqi.

Madje, Krasniqi shpjegon edhe arsyetimin e fundit që e mori në një përgjigje të dërguar nga MAPL-ja, vetëm dy ditë më parë.

“Ata kanë kërkuar që të dijë se në cilin cilësi e ka nënshkruar Rakiq këtë dokument, në cilësin e ministrit të MAPL apo atë të zvkm, pasi që sipas minsitirsë i bie që dokumenti të kërkohet edhe jashtë ministrisë respektivisht në zyrën e zvkm të atëhershëm. Mirëpo njëra nga paragrafet e kësaj përgjijge që na kanë dërguar përbën mundësin që të rrezikon sigurinë e shtetit dhe marrdhëniet ndëkromëbtare dhe minsitria ka nevojë për një afat shtesë”, ka thënë tutje ai.

Një qasje e tillë e institucioneve karshi mediave dhe përgjegjësive që kanë në raport me transparencën, sipas juristes të drejtës së medias, Flutura Kusari, e vështirëson dhe dekurajon punën e gazetarëve.

“Një element tjetër është se një kërkesë refuzohet për shkak të sigurisë shtetërore dhe ditën tjetër publikohet nga vet ministri tregon që nuk ka të bëjë me ligj por me tentativën që t;i heshtin gazetarët dhe t’i mos i lejojnë gazetarët që ta raportojnë dhe të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Kusari.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pak para përfundimit të orarit të datës 27 prill kanë dërguar edhe në redaksi të Dukagjinit dokumentet tashmë të publikuara nga ministri Krasniqi herët në mëngjes.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika