“Dostat e Janjevës” ekspozita që pritet të zgjasë për 12 ditë

"Dostat e Janjevës" është ekspozita personale e fotografit Arben Llapashtica, brenda së cilës fotografitë kanë ndërlidhje të kohës dhe hapësirës. Kjo ngjarje do të zgjasë për 12 ditë deri me datën 20 shtator

Një nga fotografitë e realizuara të fotografit, Arben Llapashtica

Ekspozita “Dostat e Janjevës” do të fillojë të enjten e 8 shtatorit duke filluar nga ora 19:00 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.

Kjo ngjarje do të zgjasë për 12 ditë deri me datën 20 shtator.

“Dostat e Janjevës”, është ekspozita personale e fotografit Arben Llapashtica, brenda së cilës fotografitë kanë ndërlidhje të kohës dhe hapësirës.

Çdo ndërtesë në fotografi ka një histori, dhe çdo njëri në Janjevë ka një rrëfim.

Arben Llapashtica ka lindur në vitin 1979, dhe për nga veprimtaria është filmbërës, kameraman dhe fotograf.

Se fotografitë e tij janë të realizuara në mënyrë profesionale e tregon fakti se Llapashtica është shpërblyer me më shumë se 20 çmime në gara të fotografive dhe videove në Kosovë dhe Evropë.

Një nga fotografitë e realizuara nga fotografi Arben Llapashtica

Llapashtica ka fituar çmime edhe në Evropë, kjo pasi veprimtarinë e tij e ka shtrirë edhe në vendet evropiane.

Ndër vendet e fundit që kameramani ka shfaqur fotografitë e tij janë: Belgjika, Kroacia, Austria, Italia, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika