Dreshaj i AAK-së: Kurtin do ta çojmë në shtëpi me votë të popullit

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se partia e tij do ta mposhtë kryeministrin aktual, Albin Kurtin, në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, është shprehur i bindur se do ta mposhtin kryeministrin, Albin Kurtin, në zgjedhje.

Sipas Dreshajt, AAK-ja “do çojë në shtëpi Kurtin me votë të popullit” dhe se qeverisja në krye me Ramush Haradinajn, “do të jetë shembull, për qeverisjen e vendit”.

“Ne si AAK Kurtin do të çojmë në shtëpi, nuk do çojmë me dhune e as me rrugë. Siç ka ardhë ai në pushtet. Ne do ta çojmë me votë të popullit, me votë demokratike. Ku do ta marrim besim e popullatës dhe ne do ta krijojmë qeverisjen, e cila do të jetë shembull, për qeverisjen e vendit, ashtu siç i ka AAK-ja shembull komunat që i menaxhon”, ka thënë Dreshaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika