Dritan Abazoviq fal namazin e Fitër Bajramit

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka falur namazin e Fitër Bajramit në Ulqin së bashku me shqiptarët dhe komunitetet e tjera myslimane

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Abazoviq është parë në xhami, së bashku me qytetarët e Ulqinit ku kanë falur namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka uruar duke thënë që shpreson se “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.

“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.

Abazoviq mori postin e kryeministrit të Malit të Zi të enjten.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika