Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Në Cetinje të Malit të Zi, të enjten, është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë zgjedhur Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Në Cetinje, të enjten, është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi.

Në këtë drejtim, sipas mediave atje, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq.

Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq.

Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale.

Sipas një njoftimi të mëhershëm, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit, disa pro-serbë, disa pro-evropianë, kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje.

Ndryshe, mandatari për përbërjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, në një konferencë për media, në Podgoricë ka prezantuar konceptin e qeverisë së ardhshme, të cilën do ta drejtojë ai si kryeministër.

Qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore, të cilat janë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik i Malit të Zi, raporton media maqedonase ‘’Vijesti’’.

Abazoviq ka thënë se nuk është kundër zgjedhjeve, por kundër atyre zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë.

”Ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane përballë destabilitetit politik. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë”.

Abazoviq ka treguar se Qeveria e pakicave do të ketë 20 ministra dhe do të ketë 18 departamente.

”Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse ka dy ministra pa portofol. Do të ketë katër nënkryetarë”, ka theksuar ai.

Kjo qeveri do të jetë qeveria e 43-të e Malit të Zi e cila do të konsistojë në parti minoritare kombëtare të Malit të Zi, si SNP, SDP, CIVIS dhe lëvizja qytetare që udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, URA.

Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të ri të Malit të Zi

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika