Dy policë janë goditur me thikë në qendër të Londrës

Gjatë mëngjesit të së premtes, dy oficerë policie janë goditur më thikë në qendër të Londrës, ka bërë të ditur Policia metropolitane

Policia Metropolitane në vendin ku janë goditur dy policët

Dy oficerë policie janë dërguar në spital pasi u goditën me thikë në qendër të Londrës, thotë Policia Metropolitane.

Goditja me thikë ndodhi pranë sheshit Leicester në orën 06:00 me kohën lokale në Londër dhe nuk mendohet të ketë lidhje me ndonjë sulm terrorist.

Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e cilësoi sulmin “krejtësisht të tmerrshëm” në një “kohë të rëndësishme për vendin tonë”.

Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe sulm ndaj punonjësit të urgjencës.

Një Taser u vendos në Great Windmill Street, pranë Shaftesbury Avenue, dhe burri po trajtohet gjithashtu në spital.

Khan tha, “Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre dhe po ndihmonin publikun në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me ta, me të dashurit e tyre dhe kolegët e policisë pas këtij sulmi të turpshëm”, ka shtuar Khan.

Ai gjithashtu ka thënë për BBC-në se “asnjë oficer nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën”.

Një roje lokale e sigurisë, i cili nuk donte të emërohej, ka përshkruar ngjarjen, “Më thanë se një burrë me thikë u përpoq të grabiste një dyqan këtu”.

“Pronari i dyqanit thirri policinë dhe ai i goditi me thikë kur mbërritën”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika