Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur dhe 32 të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 902 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 31 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 591.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 278 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 481 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 402.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 056.

Janë një milion e 821 mijë e 098 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 30 mars, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika