“Dyshimet për falsifikim të dokumentacionit të mishit”, pezullohet nga puna inspektori i AUV-it

"Lidhur me involvimin e zyrtarit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë marrë masat e nevojshme administrative, dhe i njëjti është pezulluar nga detyra zyrtare", ka njoftuar shefja e Kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë, Flutur Mustafa Pllana

Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar nga puna inspektorin, i cili sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, falsifikonte vendin e origjinës për mishin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini, shefja e Kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë, Flutur Mustafa Pllana.

Në vendimin e AUV të siguruar nga Portali Dukagjini thuhet “Pezullohet nga marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në shërbimin civil; z.Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”.

Në përgjigjen e Ministrisë tutje thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur.

“Lidhur me involvimin e zyrtarit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë marrë masat e nevojshme administrative dhe i njëjti është pezulluar nga detyra zyrtare. Për ta hetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik, me c’rast janë njoftuar të gjitha autoritetet e linjës si Dogana e Kosovës dhe Agjencia Tatimore e Kosovës për thellim të hetimit të cështjes në fjalë”, ka deklaruar ajo.

Në rast të konfirmimit të pretendimeve, Ministria thotë se të gjithë aktorët e involvuar në këtë rast do të perballen me pasoja ligjore dhe administrative.

“Në rast të konfirmimit të pretendimeve, të gjithë akterët e involvuar në këtë rast do të përballen me pasoja ligjore dhe administrative. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk do ta amnistojë asnjë zyrtar për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje ligjore”.

Emisioni “Stop – Tv Klan” nga Shqipëria ka publikuar një hulumtim, në të cilin pretendohet se mishi i blerë nga “Apetit Group” vjen nga Brazili dhe i ndërrohet vendi i orgjinës.

Ndërkaq, kompania “Apetit Group” i ka quajtur të pavërteta raportimet.

Nga kjo kompani thonë se vetë e rrisin, presin dhe shesin mishin e viçit.

Sipas tyre, ky hulumtim i publikuar në Shqipëri erdhi pasi ata donin të depërtonin në tregun shqiptar dhe se në videon e publikuar diskutohen dy artikuj të ndryshëm, ndër to edhe bifteku i importuar nga Amerika e Jugut, të cilin thonë se e ofrojnë në treg me kushte të tjera.

Dyshohet se mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës, AUV ia ndalon eksportin kompanisë kosovare

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika