Dyshohet për dhunimin e një të mituri, Shkodran Pulajt i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi

I është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit për dhunimin e një të mituri, Shkodran Pulaj. Ky lajm është konfirmuar nga zyrtari për informim i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Shkodran Pulajt, i cili po dyshohet për dhunimin e një të mituri.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, Gjyqtarja e Procedurës paraprakeme datë 10.05.2024, ka marrë AKTVENDIM, dhe të pandehurit Sh.P., , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragraf 4, nën paragraf 4.10, pika 4.10.1 lidhur me paragraf 6 dhe 1 të KP-së, ashtu që të pandehurit  i është VAZHDUAAR MASA E PARABRUGIMIT e cila mund të zgjasë, deri më datë 12.07.2024”, thuhet në përgjigjen e Lekajt për “Betimi për Drejtësi”.

Aty thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës së prokurorit të Shtetit dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës dhe të provave materiale, ka gjetur se kërkesa e prokurorit të Shtetit për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën po dyshohet, i cili dyshim rrjedh nga provat materiale të siguruara deri në këtë fazë.

“Meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën dyshohen, po ashtu qëndrojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje penale janë në vazhdim e sipër, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, andaj ekziston rreziku se me lënien në liri të pandehurit i njëjti mund të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes”, thuhet më tej në përgjigje.

Tutje, thuhet se gjykata vjen në konkludim se veprimet e të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ishte i vetëdijshëm për moshën e të dëmtuarit, vepra penale si e tillë është e rëndë dhe pasojat që do të ketë tek i mituri janë të gjitha indikatorë dhe e arsyetojnë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat tjera alternative, për sigurimin e prezencës së pandehurve dhe mbarëvajtjes së procedurës penale në këtë fazë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale. Andaj, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, peshën e veprës penale dhe karakteristikat personale të të pandehurit, sipas mendimit të gjykatës vazhdimi i masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muaj, tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në përgjigje. /”Betimi për Drejtësi”

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika