E hëna do t’i gjejë mësimdhënësit sërish në grevë

Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk kanë treguar nëse do të gjejnë ndonjë zgjidhje për grevën në arsim pas 2 javëve pa rezultate. Por, të bindur që kjo do të vazhdoj nëse nuk i plotësohen kërkesat janë përfaqësuesit e mësimdhënësve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit

Pamje nga takimi mes kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharja dhe ministres së arsimit, Arbërie Nagavci

Dy javë pasi nisën grevën, përfaqësuesve të mësimdhënësve ua hapi derën ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.

Ajo pritit në takim krerët e SBASHK-ut, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre me kërkesën e një shtese prej 100 euro.

Pavarësisht takimit që ngjau, marrëveshje mes palëve nuk ka.

Një gjë e tillë pohohet edhe përmes një njoftimi i të Ministrisë së Arsimit.

“Përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro”, shkruhet në njoftim.

MAShTI bëri me dije që është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme”

Pavarësisht kërkesë për ndaljen e grevës, mëimdhënësit duken të palëkundur në kërkesën e tyre.

Madje edhe  e hëna e ardhshme ata do ti gjejë në grevë, nëse nuk iu plotësohet kërkesa.

“Në qoftëse nuk ka reflektim nga ana e Qeverisë me qëllim të realizimit të kërkesave të grevistëve atëherë edhe dita e hënë do të vazhdoj me grevë”, ka thënë Vjollca Shala.

Ndërkohë, mos gjetja e  gjuhës së përbashkët mes këtyre dy palëve sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja do ta zgjasë grevën.

“Kjo është e paprecedentë, kjo është shqetësuese dhe është e papranueshme. Mësimdhënësit duhet ta kuptojnë që kanë një përgjegjesi kushtetuese për shkollim ndaj nxënësve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorën fëmijët si mjet sindikal që ata ti arrijnë qëllimet”, ka theksuar Qehaja.

Televizioni ka marr vesh që nga 23 mijë mësimdhënës sa janë në gjithë vendin, vetëm 17 prej tyre po dalin në punë e kanë vendosur të mos grevojnë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika