E mitura raporton se u detyrua të kryejë marrëdhënie me të dashurin, policia e cilëson rastin si “dhunim”

Policia e Kosovës ka cilësuar raportimin e së miturës si "dhunim". Nuk raportohet akoma për të arrestuar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Fushë-Kosovë

“Viktima femër kosovare – e mitur, ka raportuar se është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga një i dyshuar mashkull kosovar me të cilin ajo ishte në lidhje dashurie”, thuhet në njoftim gjersa potencohet se nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti vazhdon të hetohet, ndërsa Policia e Kosovës e ka nisur rastin si “dhunim”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika