Edhe ish-shefi i Njësive Speciale në veri, pjesë e listës së të kërkuarve nga INTERPOL-i

Uglesha Jarediq, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i

Foto: Kallxo.com

Uglesha Jarediq, ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, është njëri nga 20 personat që hyjnë në listën e të kërkuarve nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Edhe Jarediq ka emrin në listë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

KALLXO.com pati raportuar se ish-shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e veriut, Uglesha Jarediq, është identifikuar në mesin e personave që ishte i përfshirë në rastin e Banjskës.

Në një dokument që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dorëzuar tek institucionet e Kosovës, emri i Jarediqit përmendet si i përfshirë në këtë rast.

Për të dokumentuar përfshirjen e tij, ministria ka përdorur një fotografi ku Jarediq shihet në një makinë bashkë me dy persona të tjerë.

Jarediq kishte udhëhequr Njësinë Speciale në Mitrovicën Veriore deri pak javësh, para se policët të ofronin dorëheqje masive.

Ai ishte suspenduar nga detyra edhe në shkurt të vitit të kaluar, nën dyshimet për kryerje të veprës penale, dhunë në familje.

Ish-bashkëshortja e tij e kishte raportuar për dhunë në familje Jarediqin e më pas ai ishte suspenduar.

Në anën tjetër, personat e tjerë në listën me fletarrest janë: L. S., M. R., M. J., M. K., M. V., M. V., N. S., S. P., S. J., S. R., T. V., U. J., U. M., V. Gj., V. R., V. V., V. A., V. J., A. M.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika