Edhe sa mundësi i ka Kosova për të hyrë në agjendën e KiE-së?

As këtë të martë Kosova nuk ka arritur që të hyjë në agjendën e përfaqësuesve të përhershëm në Këshillin e Evropës në Strasburg. Megjithatë, zyrtarë të institucioneve kosovare mbesim optimiste se gjasat nuk janë shuar për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe për të drejtat dhe liritë e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Këshilli i Evropës - KE

Takimin e shtatë majit Komiteti i Minitrave të Këshillit të Evropës e ka vazhduar edhe këtë të martë.

Këtu ku pritej që në agjendë për datë 17 të futej emri i Kosovës si vend kandidat për t’iu bashkangjitur Këshillit, duket se gjasat janë zbehur.

Sipas burimeve të televizionit brenda Komitetit as këtë të martë shteti kosovar nuk ka arritur që të futet në agjendë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, institucionet e Kosovës mbeten optimiste që anëtarësimi në KiE është vetëm çështje kohe.

“Kjo është mbledhja e fundit e përfaqësuesve të përhershëm në KiE, por proceduralisht ka mundësi edhe tjera që deri në momentin e fundit mund të futemi në agjendë, në çfarëdo pike. Ne po lobojmë edhe më tutje që të shpjegojmë drejtë se kushti i vonshëm dhe arbitrar nuk ka të bëjë asgjë me Këshillin e Evropës por ka të bëjë me një proces tjetër, me dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti për Dukagjinin ka treguar që kushtëzimi i anëtarësimit në KiE ishte tentuar të bëhej disa herë por që Kosova në vazhdimësi ka refuzuar.

“Është tentuar por është refuzuar si parakusht në çdo organ në Këshillin e Evropës. Më 27 mars në Paris në Komitetin për çështje Politike është propozuar që të futet në raport si opinion dhe është kundërshtuar”, ka shtuar Ahmeti.

Ndërkohë ministri i Administrimit të Puhstetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vlerësuar se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës, me Asociacionin e komunave me shumicë serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës. Së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurrur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë”, ka thënë Krasniqi.

Më 12 maj të vitit 2022 Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në organizatën më të madhe për të drejtat dhe lirit e njeriut demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika