Edhe të dielën vazhdon “eksperimenti” i Përparim Ramës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe këtë të dielë do të vazhdojë testimi i qarkores njëkahore për automjetet në Prishtinë

Pamje nga tollovia e krijuar në kryeqytet





Të dielën e 30 tetorit Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme vazhdon testimi i qarkorës njëkahore për automjetet në kryeqytet.

Tutje, Komuna e Prishtinës njofton se qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugës  “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së komunë, në rrugën “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino “Rinia”, në rrugën “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE.

Po ashtu, qarkorja njëkahore do të jetë funksionale në rrugën  “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, në rrugën “Ukshin Hoti” dhe në rrugën “Robert Doll”.

Të premtën e 28 tetorit, Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces ka shkaktuar tollovi në kryeqytet. Kolona të shumta janë shkaktuar në rrugët e kryeqytetit, sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë mbrapa Komunës së Prishtinës.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika