Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendosen në “Galeri Societe”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur një ekspozitë. Aty janë prezantuar 13 skulptura të realizuara prej tij, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 27 maj

Në qendër të Berlinit, në shtëpinë e artit, “Galeri Societe”, është hapur ekspozita e parë personale e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e titulluar “Krizalizimi”.

Krahas veprave të artistëve botërorë, në një hapësirë të posaçme të galerisë, janë ekspozuar për herë të parë, skulpturat prej bronzi.

Por, më e veçanta, sipas nikoqirëve u vendos në oborrin e galerisë, për shkak të lartësisë prej hiç më pak se dy metra.

Rama i ka krijuar veprat duke i përkthyer vizatimet e tij në forma të printuara 3D, të cilat më pas i ka modeluar me dorë para se t’i derdhte në bronz.

Një tjetër pjesë e artit të Ramës, u ekspozua edhe në Ambasadën e Italisë në Gjermani.

Hiç më pak se 13 piktura të kryeministrit shqiptar, u vendosën nëpër muret e ambasadës, për të cilat pati goxha kuriozitet.

Me këtë rast, Rama zhvilloi një bashkëbisedim në formë interviste me ambasadorin italian, Fabrizo Bucci.

Andaj, kryeministri nuk u kufizua të fliste veç për artin, por me të e nisi bisedën.

“Unë jam artisti më i mirë në botë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis artistëve”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Pastaj, foli edhe për rëndësinë e Bashkimit Evropian.

“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Në këtë drejtim, Rama deklaroi se synojnë që të avancojnë në rrugën evropiane, për çka tha se janë në rrugë të mirë për t’u bërë një Itali e vogël.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika