Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punimet për nxjerrjen e minatorëve të bllokuar në Meksikë

Të mërkurën e 3 orrikut, dhjetëra minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në veri të Meksikës. Sipas autoriteteve të mrojtjes civile ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin pesë persona nga miniera të mërkurën dhe vazhdojnë punimet për nxjerrjen e minatorëve tjerë

Ekipet e shpëtimet në Meksikë duke punuar për ncjerrjen e minatorëve

Dhjetë minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë qymyri të përmbytur në veri të Meksikës për më shumë se 24 orë, ndërsa shpëtimtarët luftojnë për t’i nxjerrë ata.

Ky incidenti është raportuar të pasditën e 3 gushtit kur minatorët u ndeshën me një tunel të braktisur me ujë që përmbyti minierën, thanë autoritetet.

Sipas Koordinatores Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Laura Velazquez ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin pesë persona nga miniera të mërkurën dhe tani po punojnë për të pompuar ujin nga zona e përmbytur.

“Nuk kemi fjetur, po punojmë ditë e natë, pa ndërprerje”, tha Laura Velazquez.

“Ne po vendosim pompa në mënyrë strategjike në secilin prej këtyre puseve që të mund të nxjerrim sasinë më të madhe të ujit dhe të kemi akses të menjëhershëm në miniera dhe të shpëtojmë minatorët sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ajo.

Gjenerali Agustin Radilla është deklaruar se të enjtën herët në mëngjes, gjashtë zhytës të forcave speciale iu bashkuan operacioneve të shpëtimit, raporton CNN.

“Pesë pompa për nxjerrjen e ujit me gjithsej 150 kuaj fuqi aktualisht janë duke punuar dhe pompa të tjera zhytëse janë duke u instaluar, të cilat po dërgohen nga kompanitë në rajon dhe kështu vazhdojnë me përpjekjet e shpëtimit”, shkroi ai në Twitter.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Sekretari i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Meksikës, miniera ka filluar punën vetëm në janar dhe “nuk ka një histori ankesash për asnjë lloj anomalie”.

Në konferencën e tij të përditshme për shtyp të enjtën, presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka thënë se çdo hetim mbi minierën do të vinte vetëm pasi të kishte përfunduar operacioni i shpëtimit.

“Përgjegjësit, lejet, inspektimet, të gjitha, të gjitha këto, po i lëmë për pas. Tashmë kemi informacionin bazë. Por le të mos flasim për këtë tani, le të shohim të shpëtojmë minatorët”.

Shija e redaktorit

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë...

Të fundit nga rubrika