Ekspertët amerikanë vizitojnë qytetin lindor të Ukrainës, Izium

Një delegacion jozyrtar nga Shtetet e Bashkuara ka vizituar qytetin lindor të Ukrainës, Izium, gjatë kësaj të diele

Pamje gjatë luftës në Ukrainë

Një delegacion jozyrtar nga Shtetet e Bashkuara ka vizituar qytetin lindor të Ukrainës, Izium, i cili është çliruar nga pushtimi rus në shtatorin e kaluar.

Delegacioni përfshinte gjeneral-lejtnantin në pension të ushtrisë së SHBA Keith Kellogg dhe shoqërohej nga Oleh Syniehubov, i cili është kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv.

Syniebuhov ka thënë në Telegram se “Partnerët tanë amerikanë vëzhguan personalisht shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga granatimet dhe pushtimet ruse dhe shqyrtuan provat e krimeve të luftës ruse në rajonin e Kharkiv”.

“Megjithë shkatërrimin e madh dhe infrastrukturën kritike të dëmtuar, Izium po rikthen gradualisht jetën e tij normale. Njerëzit po kthehen në qytet dhe bizneset po rifillojnë funksionimin”, ka shtuar ai.

Vizita në Izium ka ardhur pasi ish-kryeministri britanik, Boris Johnson u kthye në Kiev të dielën ndërsa vendi shënoi Ditën e Unitetit të Ukrainës.

Johnson ka udhëtuar dhe në Bucha e Borodianka me kreun e administratës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksii Kuleba, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika