Elezi: Mehaj ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti, kryevepra e tij blerja e dronëve Bayraktar

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka thënë se i njëjti ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka thënë se i njëjti ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti dhe ka dhënë një kontribut të mirë sa i përket situatës së fundit drejt përafrimit të marrëdhënieve mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Elezi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Elezi ka thënë se Mehaj ka rregulluar një çështje tjetër të rëndësishme, e cila sipas tij, ishte nënshkrimi i një leje të përbashkët për ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë së Kosovës dhe Forcave Ushtarake Amerikane.

Ai ka shtuar se “kryevepra” e Mehajt ishte blerja e dronëve Bayraktar.

“Mund të themi se kryevepra e tij ishte blerja e dronëve, flutarakëve, të cilat kanë dhënë një bujë të madhe përgjithësi në publik, duke u konsideruar si një lëvizje konkrete drejt mbrojtjes serioze që kishte Kosova”, ka thënë tutje ai.

Lexo dhe: Qeveria blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tash është edhe më e sigurt

Elezi ka shtuar se zëvendësi i ish-ministrit Mehaj, Shemsi Syla, ka tentuar të duket si ministër i Mbrojtjes.

“Më e mira e mundshme që do të ndodhte në institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte nëse njerëzit të cilët do të udhëheqin dikasteret në Ministri do të vinin nga brenda për dy arsye. E para për shkak se të njëjtit kanë një përvojë, kanë një marrëdhënie të mirë me strukturat që janë brenda dhe e dyta që njerëzit nga jashtë të mos futen brenda dhe mos të arrijnë të sigurojnë informacionet e klasifikuara”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.

Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.

Lexo dhe: E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.

Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.

Lexo dhe: Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika