Elshani: Shkon mbi 2 mijë numri i veturave të regjistruara me RKS në komunat e veriut të Kosovës

Deri më sot janë mbi dy mijë vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar vendimin për konvertimin e targave në RKS

Fotografi ilustruese

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë mbi 2000 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, për Portalin Dukagjini ka theksuar se interesimi i qytetarëve është gjithnjë në rritje e sipër.

“Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani e ka kaluar numrin mbi 2000”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Gjithashtu, MPB-ja kishte thënë se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Konvertimi i targave po bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika