Emërohet komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Kuvendi i Kosovës me 65 vota për, ka votuar pro emërimit të komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 65 vota për, ka votuar pro emërimit të komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës në seancën plenare të së premtes.

Komisioni do të jetë me këtë përbërje:

Fejzullah Rexhepi, kryetar i Komisionit dhe Faton Bajrami, zëvendëskryetar, pyetës për lëndën: E drejta civile (Materiale dhe procedurale);

Sebahate Hoxha-Pepaj, anëtare dhe Isuf Sadiku, zëvendësanëtar, pyetës për lëndën; E drejta penale (Materiale dhe procedurale);

Nora Bllaca-Dula, anëtare dhe Afërdita Mulhaxha, zëvendësanëtare, pyetës për lëndën: E drejta kushtetues dhe baza e sistemit gjyqësor;

Franciska Zhitija-Ymeri, anëtare dhe Saranda Bogaj-Sheremeti, zëvendësanëtar, pyetës për lëndën: E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative;

Rrustem Thaçi, anëtar dhe Javorka Perlinçeviq, zëvendësanëtare, pyetës për lëndën: E drejta e Bashkimit Evropian,

Ndryshe, ky Komision i ishte rekomanduar deputetëve më 31 tetor 2023 nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imuntete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika