Erdogan pranon humbjen: S’morëm rezultatin e dëshiruar, kjo është një pikë kthese për partinë

Në një fjalim pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pranoi rezultatin humbës si një "pikë kthese" për Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), duke u zotuar të respektojë vendimin e kombit dhe të përfshihet në analizën e rezultateve për të marrë masa të nevojshme për të ardhmen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve lokale shënuan një “pikë kthese” për Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, Erdogan u zotua të “respektojë vendimin e kombit”.

Duke iu drejtuar turmës nga selia në kryeqytetin Ankara, Erdogan ka thënë se partia e tij nuk mund të arrinte rezultatet e pritura nga zgjedhjet lokale të së dielës.

“Ne do të vlerësojmë me zemër të hapur rezultatet e zgjedhjeve lokale në partinë tonë dhe do të përfshihemi në autokritikë”, u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi nga selia e partisë së tij AKP në Ankara, të transmetuar nga TV shtetëror TRT.

“Nuk morëm rezultatin që prisnim, tani është koha të analizojmë dhe të veprojmë me guxim, në 22 vitet e fundit janë bërë 18 zgjedhje dhe pothuajse gjithmonë kemi fituar, këtë herë nuk ka shkuar kështu, por në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë dhe kjo humbje duhet të jetë një pikë kthese”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryetari aktual i Stambollit të Turqisë dhe kandidati i opozitës CHP, Ekrem Imamoglu, ka shpallur fitoren në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Në përgjithësi, CHP fitoi bashkitë e 36 nga 81 provincat e Turqisë, sipas Anadolu, duke bërë një depërtim në shumë bastione të partisë së Erdoganit.

Ajo fitoi 37% të votave në mbarë vendin, krahasuar me 36% për partinë e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan erdhi në pushtet dy dekada më parë.

Rreth 61 milionë njerëz, përfshirë më shumë se një milion votues për herë të parë, kishin të drejtë të votonin për të gjitha bashkitë metropolitane, kryebashkiakët e qyteteve dhe rretheve, si dhe administratat e lagjeve.

Pjesëmarrja ishte rreth 76 për qind, sipas agjencisë shtetërore Anadolu, krahasuar me 87 për qind vitin e kaluar.

Rreth 594,000 persona si personel sigurie ishin në detyrë në të gjithë vendin për të siguruar që votimi të shkonte pa probleme.

Megjithatë, një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën në qytetin e Dijarbakirit, ku një mosmarrëveshje për zgjedhjen e një administratori të lagjes u shndërrua në dhunë, njoftoi Agjencia shtetërore Anadolu.

Të paktën gjashtë persona u plagosën gjithashtu në luftimet që shpërthyen në provincën e afërt të Sanliurfa.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika