Erza Muqolli do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”

Në një postim në Facebook, Festivali Ndërkombëtar i Operës "Ramë Lahaj" ka konfirmuar pjesëmarrjen e Erza Muqollit, e cila do të përformojë më 31 korrik duke filluar nga ora 20:30

Festivali Ndërkombëtar i Operës Ramë Lahaj

Pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” do të jetë dhe Erza Muqolli, këngëtarja kosovare që jeton dhe vepron në Francë.

Pjesëmarrja e Muqollit në Festivalin Ndërkombëtar të Operës është bërë e ditur nga festivali me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Në këtë postim shkruhet se Erëza Muqolli do të këndojë më 31 korrik nga ora 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

Njoftimi për pjesëmarrjen e Erëza Muqollit në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Ramë Lahaj

“Erza Muqolli, këngëtare e re nga Kosova ka treguar talent të jashtëzakonshëm që në moshë të vogël. Filloi të studionte Piano dhe Këndim në Shkollën e Muzikës së Sarralbe që në moshën 7 vjeçare. Karriera e saj artistike nisi kur ajo mori vendin e 3-të në sezonin e 9-të të France’s Got Talent”.

Në njoftim tutje shkruhet se Erza Muqolli ka qenë anëtare e një grupi muzikor fëmijësh të quajtur Kids United, si pjesë e fushatës së UNICEF Francë. Ata kanë publikuar shumë singles dhe albume të cilat janë vlerësuar gjerësisht.

“Publikimet e saj solo, ndër të tjera, përfshijnë single-in e titulluar “Je chanterai” dhe albumin e saj titulluar “Erza Muqoli”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika