Escobar: Nëse Kosova dhe Serbia gjejnë zgjidhje pa njohje reciproke, i mbështesim

Gabriel Escobar në një një intervistë në kryeqytin serb Beograd ka thënë se Kosova edhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje edhe pa njohje reciproke dhe se ky vendim do të përkrahet nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës nëse u përshtatet të dy palëve

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari Special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për një meidum serb ka berë të ditur se Kosova dhe Serbia mund të gjenë zgjidhje edhe pa njohje reciproke.

Dhe sipas tij Shtetet e Bashkuara Amerikës do t’i përkrahin.

Escobar tha se ShBA-të e mbështesin njohjen reciproke, por se thelbi i dialogut është që palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet.

“SHBA mbështet njohjen reciproke. Mendojmë se kjo do të ishte më e mira për rajonin. Por thelbi i dialogut është që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre. Nëse ka një zgjidhje që funksionon për të dyja palët…”, ka thënë Escobar.

Sipass tij nëse të dyja palët bien dakord pa një njohje reciproke atëhrë është në rregull edhe ana e ShBA-VE.

“…Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar shumë të qëndrueshëm që i përshtatet të dy vendeve. Qëndrimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë se njohja është ndoshta zgjidhja më e mirë, por nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të ndryshme, ne do ta mbështesim atë. Megjithatë, ndërkohë duhet të mbetemi të angazhuar në dialog, duhet të parandalojmë çdo konfrontim dhe çdo lloj dhune mes dy palëve që do të destabilizonte të gjithë rajonin”, ka shtuar Escobar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika