Escobar për zgjidhjen e situatës në veri: Nuk kam dhënë ndonjë afat

"Së bashku me Lajçakun kemi thënë se pas kësaj vizite, unë do të raportoj të premten në Shtëpinë e Bardhë për të informuar se çfarë po ndodhë lidhur me zhvillimet e fundit, do të raportoj nëse ka progres apo jo. Edhe Lajcak do të raportojë tek Borrell. Nuk është afat, por për mua janë hapat e ardhshëm dhe bazuar në raportin tim, ne do të marrim një vendim", ka thënë Gabriel Escobar

Gabriel Escobar gjatë intervistës për televizionin publik serb

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka caktuar ndonjë afat ndaj Kosovës për të marrë ndonjë përgjigje pas kërkesës për qetësim të situatës në veri të vendit.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, para mediave, Escobar ka thënë se të premten do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për zhvillimet e fundit politike në mes të dyja vendeve.

“Nuk kam dhënë një afat. Çfarë unë kam pyetur në Prishtinë është cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Së bashku me Lajçakun kemi thënë se pas kësaj vizite, unë do të raportoj të premten në Shtëpinë e Bardhë për të informuar se çfarë po ndodh, do të raportoj nëse ka progres apo jo. Edhe Lajçak do të raportojë te Borrell. Nuk është afat, por për mua janë hapat e ardhshëm dhe bazuar në raportin tim, ne do të marrim një vendim”, ka thënë Escobar.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.

“Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat [komunale], Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth [këtyre] ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen”, tha Escobar gjatë një konference për gazetarët në Beograd.

“Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte”, shtoi ai.

Escobar tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

Escobar përsëriti se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës.

“Asociacioni është kërkesë ligjore për Qeverinë e Kosovës. Është në marrëveshjen e Brukselit, në konluzat e Këshillit Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit. Nuk është një marrëveshje mes Kurtit e Serbisë, është një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Nëse Kosova do të lëvizë përpara në integrimin euroatlantik, duhet ta formojë Asociacionin. Pra, do të ndodhë, dhe pyetja është nëse do të ndodhë me këtë qeveri, ose me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Sipas tij, të dyja palët – Kosova dhe Serbia – duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

“Unë ende mendoj se mund t’i kemi të gjitha elementët, shumicën e elementeve, të realizuara këtë vit kalendarik”, tha Escobar.

I pyetur nëse sheh ndonjë ndikim të Rusisë në këtë situatë, ai tha se Rusia përfiton nga përçarjet brenda Evropës dhe se ajo nuk është e interesuar të shohë zgjerim të Bashkimit Evropian.

“Ajo që po ndodh tani në Kosovë, është një problem i pazgjidhur prej kohësh mes grupeve të ndryshme. Ai ka ekzistuar para krizës aktuale në Ukrainë, por kriza në Ukrainë e bën më të rëndësishëm për t’u zgjidhur. Por, [problemi] nuk gjeneron tërësisht nga Rusia”, tha Escobar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika