Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës ka intervenuar për të shpëtuar një familje me tre fëmijë, e cila ishte bllokuar nga bora në zonën neutrale mes Kosovës dhe Malit të Zi, në rrugën Kullë–Rozhajë.
Ekipi i shpëtimit nga Peja përdori pajisje specialistike, përfshirë motosajën, për të evakuuar familjen në Pikën Kufitare Kullë.
Po ashtu, u ndihmua edhe një shofer kamioni shtetas i Malit të Zi, i cili iu dorëzua autoriteteve malazeze.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës. ShKShMK apelon për kujdes të shtuar në zonat malore, ku kushtet e borës mund të jenë ende të rrezikshme.