Familja mbretërore e fundit e Japonisë i bashkohet Instagramit

Të hënën, familja mbretërore japoneze ndërmori një hap që ti bashkohen epokës moderne, ata kanë hapur llogari në Instagram

Mbretëria Japoneze

Në vitin 1926, kur perandori japonez Hirohito u ngjit në fronin perandorak, ai u nderua nga miliona japonezë si një zot i gjallë.

Pothuajse 100 vjet më vonë, monarkia më e vjetër e vazhdueshme në botë ka një pamje shumë të ndryshme.

Nipi i tij, Perandori Naruhito, u zotua të sillte familjen mbretërore të vendit në epokën moderne, kur ai mori pushtetin pesë vjet më parë.

Të hënën, familja mbretërore ndërmori një hap shumë të caktuar në shekullin e 21-të, ata iu bashkuan Instagramit.

Lëvizja vjen rreth 15 vjet pasi anëtarët mbretërorë të Britanisë debutuan për herë të parë në mediat sociale.

Por, gjatë 48 orëve të fundit, llogaria e Familjes Imperiale, @kunaicho_jp deri më tani mund të zhgënjejë.

Sipas një analisti, kjo nuk është një faqe që zbulon shënime personale, reflektime apo edhe thjesht fotografi më të sinqerta të familjes mbretërore.

Galeria deri më tani është mjaft formale, vetëm një përmbledhje e detyrave mbretërore këto muajt e fundit, paraqitje publike, vizita në muze, vende tërmetesh dhe takime në dhomat e pritjes me mbretër nga vende të tjera. Një postim për festimin e ditëlindjes tregon perandorin dhe perandoreshën të ulur në një tavolinë të ulët, duke buzëqeshur para kamerave./ BBC.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika