Familjarët e së moshuarës kishin vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë





Pas ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në një Qendër për të moshuar në Pejë, ku një grua e shtyrë në moshë është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere e moshës së re, RTV Dukagjini ka mësuar edhe detaje të reja.

Sipas burimeve të mediumit, familjarët e së moshuarës, i kishin vërejtur asaj shenja dhune në fytyrë, por ata nuk kanë besuar se ajo mund të ishte e keqtrajtuar nga stafi, i cili ishte i ngarkuar për t’u përkujdesur ndaj saj.

Ndërkaq, dhëndri i viktimës, gjatë ditës së mërkurë, ka bërë të ditur se ajo vuante nga sëmundja e alzhiemerit sëmundje kjo që shkakton harresë.

Ajo, sipas tij, asnjëherë nuk ka treguar se dikush ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës deri më tani i ka arrestuar tre persona, përfshirë këtu edhe vajzën e cila shihet në video teksa ushtron dhunë ndaj saj.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika