Familjet nuk flasin pas paraqitjeve të para në Speciale të Bahjtiarit e Januzit

Bastisjet që janë duke ndodhur në vazhdimësi në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kanë nisur t’i japin rezultatet e para. Të hënën para gjykatës si të akuzuar u paraqitën Ismet Bahtijari e Sabit Januzi. Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, përderisa vet të akuzuarit, por edhe mbrojtja e tyre, janë të bindur në pafajësi

U dukën si arrestime të befasishme. Megjithatë, brenda pak ditësh, Ismet Bahtijarit e Sabit Januzit, iu konfirmua aktakuza dhe të dy e panë veten në Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata po akuzohen se së bashku i shkuan në shtëpi një dëshmitari të Speciales, për ta nxitur atë që ta tërheqë dëshminë ose që të mos jap më dëshmi në proceset gjyqësore që janë në zhvillim pranë këtij institucioni.

Të hënën, të dy u deklaruan të pafajshëm në seancën fillestare. I bindur në pafajësinë e tyre, është edhe avokati i Januzit, Kushtrim Bytyqi.

“Ajo që kam parë edhe gjatë intervistës së tij të dhënë pranë prokurorit të specializuar, nuk ka ndonjë provë ose ndonjë dëshmi direkte që i njëjti ka ndikuar në dëshmitarë dhe ka penguar drejtësinë në lidhje me rastet që janë aktuale në Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Kushtrim Bytyqi, Avokat i Sabit Januzit.

Sikur avokati Bytyqi, të gatshëm për të folur për Televizionin Dukagjini gjatë ditës, nuk ishin edhe familjet e dy të akuzuarve.

Bastisjet në shtëpitë e të pandehurve, u kryen në fillim të muajit maj.

“Mendoj se ecuria do të shkoj shpejtë, sepse në bazë të aktakuzës së publikuar, bëhet fjalë për vetëm një fakt, apo një provë, deklarimin e një dëshmitari, kështu që besoj se procedura do të shkoj shpejtë…”, ka deklaruar avokati Bytyqi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, të asistuar nga EULEX-i, deri tani kanë realizuar disa bastisje gjithandej Kosovës.

E Gjykata, për avokatin Artan Çerkini, po cakton paraburgim pa kritere të qarta ligjore.

“Zotëri Januzaj deklaroi se ai sa herë është ftuar nga Dhomat e Specializuara, është paraqitur pa pasur nevojë që ai të shoqërohet me dhunë dhe kjo është një indikator i qartë se ai nuk do të arratiset, prandaj edhe caktimi i paraburgimit ndaj tij është pa bazë ligjore”, ka thënë avokati Artan Çerkini.

Në rastin Bahtijari – Januzi, të enjten do të mbahet një konferencë mbi ecurinë e çështjes.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika